Loading…
Lionel Messi votohet sportisti më i mirë i gjithë kohërave: Lë pas ish-boksierin legjendar
  • 25/04/2019 | 17:29

Lionel Messi votohet sportisti më i mirë i gjithë kohërave: Lë pas ish-boksierin legjendar

Lionel Messi është votuar si sportisti më i mirë i të gjitha kohëve, duke i marrë 51 për qind të votave në sondazhin final kundër ish-boksierit legjendar, Muhammad Ali, transmeton Gazeta Metro.


GiveMeSport ka bërë një numër të madh të sondazheve për të zbuluar se kush është sportisti më i mirë.

NË mesin e të nominuarëve, në grupin e parë ishin: Leëis Hamilton, Roger Federer, Floyd Mayëeather dhe Serena Ëilliams. Në grupin e dytë u renditën Phil Taylor, Michael Phelps, Tom Brady dhe Lionel Messi.

Tiger Ëoods, Cristiano Ronaldo, Martina Navratilova dhe Michael Jordan e bënë grupin e tretë, ndërsa në të katërtin u radhitën LeBron James, Michael Schumacher, Pele dhe Muhammad Ali.

Në grupin e parë triumfoi Federeri, i cili konsiderohet nga shumë tifozë si tenisti më i mirë i të gjithë kohëve, pasi i ka fituar 20 tituj të Grand Slams dhe e ka shijuar suksesin edhe në Lojërat Olimpike.

Në grupin e dytë, , Messi, mori në grup75 për qind të votave. Ndërsa, rivali i tij i vjetër, Cristiano Ronaldo, e fitoi garën në grupin e tretë. Çiftet gjysmëfinaliste u kompletuan me Muhammad Alinë nga grupi i katërt.

Messi dhe Ali triumfuan në gjysmëfinale, mirëpo ylli i Barcelonës arriti ta mposhtë boksierin me epërsi të ngushtë, 51 për qind me 49 për qind.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë