Loading…
Liqeni i Butrintit: Çerdhe e midhjeve të shijshme e shumë të shëndetshme
  • 14/06/2019 | 19:25

Liqeni i Butrintit: Çerdhe e midhjeve të shijshme e shumë të shëndetshme

Foto: Leutrim Haziraj

Midhjet shërbehen kudo në bregdetin jugor të vendit dhe gjithnjë shoqërohen me verë të bardhë. Ajo që duhet të veçojmë është se midhjet ofrojnë shumë vlera shëndetsore. Ato kanë fuqinë të promovojnë funksionin e shëndetshëm të qelizave, shkruan Gazeta Metro.


Butrinti ka potencial në prodhimin e mbi 10,000 ton midhje në vit. Shqipëria ka dy pika kryesore për prodhimin e midhjeve- njëra në Butrint dhe tjetra në Shëngjin. Kultivimi i midhjeve në Shëngjin është në hapat e parë të tij, me një prodhim që arrin në përafërsisht 500 ton në vit.

Prodhimi në lagunën e Butrintit është një traditë shumë vjeçare, ndërkohë që vendasit e cilësojnë lagunën si vendin ideal për prodhimin e midhjeve, jo vetëm në aspektin e temperaturës së ujit por edhe në nivelin e duhur të kripës.

Foto: Leutrim Haziraj

Laguna furnizohet me ujë të freskët nga lumenjtë që derdhen në të dhe është e ndërlidhur me detin  nëpërmjet një rruge të ngushtë ujore që njihet si Kanali Vivari. Një strukturë e tillë lejon përzierjen e ujit të ëmbël dhe atij me kripë duke krijuar kështu kushtet ideale për kultivimin e midhjeve.

Midhjet janë të pasura me proteinë që është përgjegjëse për shumë prej funksioneve qelizore të organizmit, duke i dhënë mbështetje strukturore për formën, komunikimin dhe ndërveprimin e shëndetshëm të qelizave.

Foto: Leutrim Haziraj

Midhjet janë të dobishme për njerëzit që vuajnë nga artriti dhe azma. Ato luftojnë inflamacionin që është shkaktar për sëmundje të tilla që prekin shumë njerëz.

Midhjet përmirësojnë shëndetin e trurit. Ato janë një burim fantastik i acideve yndyrore Omega-3, të cilat janë thelbësore për trurin. Ato janë të mbushura me një acid specifik yndyror që është përbërës kryesor i trurit, retinës së syrit dhe lëkurës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë