Loading…
Liqeni në të cilin të gjithë provojnë të notojnë, po s’ia del askush
  • 16/02/2019 | 19:21

Liqeni në të cilin të gjithë provojnë të notojnë, po s’ia del askush

Liqeni Karakul është versioni aziatikoqendror i Detit të Vdekur dhe, e besoni, saliniteti i tij nuk i ka penguar disa të provojnë të notojnë, transmeton Gazeta Metro.

Ndodhet në lartësinë mbidetare prej 4.000 metrash në Pamiret e Larta në Taxhikistan. Thellësia e tij arrin edhe deri në 230 metra, ndërsa është krijuar me rënien e një meteori para 25 milionë vitesh. Liqeni jashtëzakonisht i bukur është i rrethuar me male me borë.

Liqeni me emrin i Zi (Kara Kul) shpesh e ndërron ngjurën, ndërsa është stacion i obligueshëm për të gjithë udhëtarët, të cilët kalojnë nëpër Azinë Qendrore, sidomos nëse shkojnë në qytetet Murgab në Taxhikistan apo Osh në Kirgistan.

Për shkak të sasisë së madhe të kripës, liqeni është plotësisht me ujë të palëvizshëm dhe në të është e pamundur çfarëdo jete e bimëve apo e shtazëve. Megjithatë, sprovë interesante është për ata të cilët tentojnë ta kalojnë me not, kështu që për nder të tyre është organizuar edhe regata vjetore “Kulmi i botësa”, në të cilën marrin pjesë entuziastë nga e tërë bota.

Vendi ku ndodhet liqeni është njëri prej më të thatëve në botë, sepse për shkak të maleve të larta, të cilat e pengojnë ajrin e lagësht, ai nuk arrin deri te liqeni. Mu për shkak të kushteve të rënda të jetës këtu ka pak banorë, ndërsa e vizitojnë turistët, të cilët pritet të shtohen në vitet që vijnë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë