1:44 -Numri dy i Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë se si qytetarë të Republikës së Kosovës, “kërkojmë nga drejtësia franceze, që të mos mbështetet nga akuzat e rrejshme të përgatitura në Beograd, ndaj shqiptarëve në përgjithësi, e ndaj Ramushit në veçanti”.
Ai ka thënë, se është Serbia ajo që ka kryer krime ndaj shqiptarëve, jo vetëm në luftën e fundit, por në vazhdimsi gjatë kohës së kohës së komunizmit, e edhe para asaj kohe.
1:37 – William Walker, në fjalimin e tij para protestuesve ka thënë se ai është këtu për të shpreh solidaritetin e tij për Ramush Haradinajn dhe me të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ndërsa veprimin e Francës për të ndaluar Haradinajn e ka quajtur të turpshëm.
“Unë kam mendu që sistemi i drejtësisë në Francë, është më i miri në botë. Por, kjo cfarë ka ndodhur në Francë me heroin e Kosovës, është turp”.
1:25 – Ka filluar protesta gjithëpopullore, ku po kërkohet lirimi i liderit të AAK’së dhe ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Qytetarë nga e gjithë Kosova, kanë filluar të mbushin sheshin Skënderbeu në Prishtinë, në protestën gjithëpopullore të thirrur në mbrojtje të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili është duke u mbajtur në Francë, raporton gazetametro.net.
Haradinaj prej rreth dy muajsh është ndaluar në Francë, përmes një fletarresti të Serbisë, të lëshuar në Interpol.
Gjykata franceze në qytetin e vogël Colmar, e ka shtyrë marrjen e vendimit për kërkesën e Serbisë për ekstradim deri më 6 prill.
Haradinaj, dhe partia e tij AAK, këtë veprim të drejtësisë franceze po e shohin si politik.
Ish kryeministri kosovar edhe më parë është ndaluar në bazë të të njejtit fletarrest, në Slloveni, por është liruar shumë shpejt. /gazetametro.net