Liria dhe Vushtrria do të përballen sot, më fillim nga ora 15:00, në kuadër të ndeshjes së barazhit.
Ndeshja do të luhet në stadiumin “18 qershori” në Klinë.
Skuadra fituese e këtij takimi do të ndeshet me ekipin që përfundon në vendin e tetë në Superligë.
Interesimi për ta shikuar këtë ndeshje ka qenë shumë i madh, me ç’rast të gjitha biletat janë shitur.