Loading…

Liria e Prizrenit shkakton befasinë, eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës

  • 23/11/2022 | 14:28

Liria e Prizrenit shkakton befasinë, eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës

Liria e Prizrenit ka shkaktuar befasinë në Kupën e Kosovës duke mposhtur në raundin e 1/16 Dritën me rezultat 1-2, transmeton Gazeta Metro.


Skuadra prizrenase që luan në Ligën e Parë ka arritur të triumfoi në Gjilan ndaj finalistit të sezonit të kaluar në Kupën e Kosovës.

Mysafirët kaluan herët në epërsi me anë të mesfushorit, Princ Menelik Tijueza (3′). Mirëpo, ‘Intelektualët’ u këndellën dhe me sulmuesin, Marko Simonovski barazuan rezultatin në minutën e 32’të.

Megjithatë, në minutat e fundit të kohës së rregullt për të shënuar fitoren befasuese të Lirisë u përkujdes Ardit Topallaj.

Kujtojmë se në këtë raund ka mbetur vetëm edhe një ndeshje për t’u zhvilluar ajo mes Ballkanit dhe Phoenix, e cila do të luhet nesër me fillim nga ora 12:00 në stadiumin sintetik në Vitomiricë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë