Konfirmimi i aktakuzave për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale ditëve të fundit domosdoshmërisht riaktualizon debatin mbi luftën e UCK-së, mbi vlerat e saj dhe mbi fushatën e egër të Serbisë dhe aleatëve të saj për ta delegjitimuar procesin më të rëndësishëm historik që ka ndodhur në Kosovë, përmes një gjykate të njëanshme dhe politike.
Përvec se iracionale, do të ishte edhe tragjike madje jonjerëzore të mendohej se lufta në vetëvete, e shkëputur nga natyra e saj dhe rrethanat që kushtëzojnë atë, të shihej si vlerë. Ajo paraqet rrafshin më ekstrem të ballafaqimit mes popujve ku rëndom ka humbje njerëzish, shkatërrime pronash, dhunime dhe akte të tjera të cilat në rrethana normale janë ndodhi të izoluara. Mirëpo kjo qëndron vetëm në rrafshin parimor, cdo kontekstualizim ka një të vërtetë në vetë që ndërtohet nga specifikat e saj.
Lufta e UCK-së ka qenë luftë clirimtare, luftë për liri, luftë për mbrojtje nga një regjim që ka ushtruar dhunë strukturore dhe sistematike mbi popullatën cilive autoktone të shqiptarëve të Kosovës. Pra, liria është vlera e parë dhe fundametale që përfshinë koncepti ‘Vlerat e luftës’. Këtu nuk flasim vetëm për lirinë e fituar në rrafshin etnik, por për lirinë në të gjitha dimensionet e saj. Cdo sukses individual apo kolektiv i pasluftës është derivate i raportit të njeriut me lirinë, raport ky i mundësuar para se gjithash nga gjaku i derdhur në luftë.
Përvec lirisë si vlerë e pakontestuar dhe më e larta njerëzore, janë edhe raportet mikrosociale në rrethana lufte ato që përbëjnë konceptin e ‘Vlerave të Luftës’; strehimi i refugjatëve, financimi i UCK-së nga diaspora, gjakderdhja e ushtarëve në betejë, si nuk na qenkan këta vlera të luftës? Vlerat e luftës është një koncept socio-politik që i referohet jo vetëm lirisë, si fakt dhe vlerë madhore, por dhe më shumë, i referohet raporteve ndërnjerëzore në rrethana lufte që përfshinë ndihmën, sakrificën dhe solidaritetin me njëri-tjetrin. Vlerat e luftës duhet të kuptohen para se gjithash në kuptimin metaforik, në kuptimin që veprimet e thjeshta në baza ditore, qoftë kapje duarsh në betejë apo shërim plagësh në një shtëpi, krijojnë një frymë politike, një fryme humane që quhet vlerë.
Parimisht vlerat janë fluide dhe dinamike. Ato diktohen nga konteksti i rrethanave dhe nga subjektet që veprojnë. Kështu, mjafton të dëgjosh protagonistët e të 90’tave dhe ata të luftës se me cfarë krenarie dhe nostalgjie flasin për mobilizimin dhe organizimin e tyre dhe pikërisht ky narracion i tyre i jep legjitimitet të plotë asaj se cfarë ka ndodhur. Rojtarët e etikës mund të flasin cfarë të duan por qytetatarët që kanë përjetuar luftën e kanë të vërtetën e tyre, e vërtetë e krijuar nga përballja e përditshme me situatat konkrete kufitare, e vërtetë e krijuar nga pluhuri i përditëshmërisë së jetuari nën një regjim kriminal.
Një nga gabimet më të mëdha që kemi bërë e që ka prodhuar edhe skepticizëm iracional për vlerat e luftës, është reduktimi i luftës në ngjarje historike. Lufta e UCK-së përpos që është ngjarje historike, është edhe ndërrmarrje politike e ideologjike. Kjo është këtu sepse aty trasohet rruga, bëhet kthesa dramatike drejt orientimeve tona të reja, orientime të cilat qenë të mishëruara në idealet e UCK-së. Vetëm kur kuptohet kështu, pra nga një prizëm makro-historik, atëherë kuptohet vlera e njëmend e UCK-së.
Për cdo gabim të izoluar që ka mund të ketë ndodhur në luftë le të jepet drejtësia, por permes tyre kurrë nuk do të mund të përmbyset historia dhe pozicionimet brenda saj. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe ky është fakt historik. Ne kemi qenë në mbrojtje të popullit dhe territorit tonë. Nuk ka dyshim, ky është moment shumë i rënd për vendin tonë por njëkohësisht edhe një mundësi që një humbje të përkohëshme të shëndrrojmë në një fitore të përhershme.
Duhet ta kuptojmë të gjithë, njëherë dhe mirë, se lufta e UCK-së është betëje e madhe historike dhe politike. Ajo është mesi i ndarjes mes paraluftës me rezistencë të dhunshme dhe paqësore dhe me lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Cdo kompremitim i lufës rrëzikon edhe deligjitimim të këtyre procesve në fjalë, prandaj atë duhet ta mbrojmë dhe ta shikojmë përtej një interesave partiake dhe parciale të kohës. Kjo temë nuk duhet të na ndajnë por të na bashkojë. E gjitha kjo jo si nacionalizëm hegjemonik, por si kontribut racional në baza etnike që i shërben vlerave universale njerëzore të lirisë, pavarësisë dhe drejtësisë.
Lira ka emër: UCK.