Loading…

Lirika Deva dhe Enxhi Sefaj përfundojnë garimin e sotëm në disiplinën e sllallomit

  • 25/01/2023 | 13:53

Lirika Deva dhe Enxhi Sefaj përfundojnë garimin e sotëm në disiplinën e sllallomit

Dy skitaret kosovare, Lirika Deva dhe Enxhi Sefaj, kanë përfunduar garimin e sotëm në disiplinën e sllallomit në ‘EYOF Friuli Venezia Giulia 2023’, transmeton Gazeta Metro.


Siç thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) të dyja garueset ishin të pa fat, pasi shkaku i kushteve të vështira, dolën nga shtegu në lëshimin e parë.

Sikurse Deva dhe Sefaj edhe 23 garuese të tjera patën fatin e njëjtë, pa llogaritur edhe lëshimin e dytë.

”Lirika dhe Enxhi do të garojnë edhe nesër në disiplinën e sllallomit të madh, me ç’rast iu urojmë më shumë fat,” ka shkruar KOK në Facebook.

Së fundi Kosovës iu është bashkangjitur skitarja Sophia Sorschag nga Austria, e cila po kryen përgatitjet në qendrën skitare olimpike, Planika, në Slloveni.

Skitarja e kërcimeve me ski do të përfaqësojë vendin tonë në garat e ardhshme ndërkombëtare./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë