Loading…
Lirimi i Sami Lushtakut nga akuzat për keqpërdorim të pozitës zyrtare, reagon ashpër ambasadori britanik
  • 24/05/2019 | 19:25

Lirimi i Sami Lushtakut nga akuzat për keqpërdorim të pozitës zyrtare, reagon ashpër ambasadori britanik

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila së fundi liroi Sami Lushtakun nga akuzat për keqpërdorim të pozitës zyrtare.


Përmes një deklarate të lëshuar në facebook, O’Connell thotë se kjo duket strategji e qëllimshme për të lejuar që kriminelët të jenë të lirë, njofton Klan Kosova.

”Përsëritja e të njëjtit gabim për dy apo tre herë mund të jetë shkak i paaftësisë apo mos eksperiencës. Trajnimi do të ndihmonte në zgjidhje të këtij problemi. Por Kosova ka pasur me vite të tëra trajnime. Në vend të kësaj, duke bërë të njëjtin gabim, kohë pas kohe duket sikur kjo është një strategji e qëllimshme për të lejuar kriminelët të ecin lirshëm. Dështimi i Kosovës për të luftuar krimin na dëmton të gjithëve, përveç kriminelëve dhe miqve të tyre jo – kuptohet”, shkruan O’Connell,  njofton Klan Kosova.

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë