Arrestimin e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj në Francë, nuk ka lënë pa e komentuar edhe ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu.
Përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, Sejdiu, arrestimin e Haradinajt e quan shqetësim të qytetarëve të Kosovës dhe përgjithësishtë të gjithë shqiptarëve.
“Aq mē tepër, ky shqetësim rritet kur veprimet e tilla si ky i fundit në Francë janë përseritur disa herë ndaj njerëzve të Kosovës. Këto ndalime po bëhen në bazë të kërkesave të fabrikuara të Serbisë e cila ka tendencë të qëllimshme për destabilizimin e Kosovës dhe kompromitimin e drejtësisë ndërkombëtare”, shkruan Sejdiu.
Sejdiu rikujton pafajësine Haradinajt nga drejtësia ndërkombëtare dhe çuditët me një veprim të tillë nga Franca, me kërkesat serbe.
“Është kohë e fundit të mbizotërojë arsyeja te institucionet ndërkombëtare (Interpol dhe Europol) dhe të hedhin anash kërkesat e llojit të tillë që i adreson Serbia ndaj qytetarëve të Kosovës. Në këtë drejtim edhe institucionet relevante te Francës duhet të veprojnë duke e liruar z. Haradinaj”, shkruan tutje Sejdiu./gazetametro.net