Eksperti për ekonomi Lumir Abdixhiku ka përshëndetur lirimin e Ramush Haradinajt.
Përmes një publikimi në Facebook ai ka thënë se derisa luftëtarët e Kosovës përballen me gjyqe trefishe, vrasësit e 2,000 fëmijëve e 12,000 civilëve mbesin të lirë – ata ende i përulen me lule varrit të Millosheviqit, e për këtë marrin heshtje nga evropianët.
Ky është publikimi i plotë i Abdixhikut:
Tre herë gjykim s’është drejtësi. Është padrejtësi ndaj Ramushit, Kosovës e qytetarëve të saj.
E derisa luftëtarët e Kosovës përballen me gjyqe trefishe, vrasësit e 2,000 fëmijëve e 12,000 civilëve mbesin të lirë – ata ende i përulen me lule varrit të Millosheviqit. Dhe për këtë marrin heshtje nga evropianët.
Ardhja e Ramushit të shërbejë si arsye për shtetin e Kosovës që të nisë fushatën e zhbërjes së fletarresteve të Serbisë. S’mund të ketë relacion tjetër para këtij; e s’kemi as kohë e energji të shpenzojmë në teke të Serbisë.
Përndryshe, po e morëm vendimin veç si festë, do të kemi gjyqe tjera absurde si këto rend. /gazetametro.net