Loading…

Lirohen aktivistet Neri Ferizi dhe Anita Mjeku, u arrestuan në protestën për vrasjen e Hamide Magashit

  • 03/12/2022 | 13:28

Lirohen aktivistet Neri Ferizi dhe Anita Mjeku, u arrestuan në protestën për vrasjen e Hamide Magashit

Organizata “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist”, ka bërë të ditur se janë liruar aktivistet Neri Ferizi dhe Anita Mjeku.


Ferizi dhe Mjeku ishin arrestuar nga policia në protestën që është mbajtur për rastin e vrasjes së Hamide Magashit e cila ishte në javën e fundit të shtatzënisë.

Arrestimi i dy aktivisteve është kritikuar jashtëzakonisht shumë. Edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kritikuar prokurorinë për mbajtjen në ndalim për 48 orë të dy aktivisteve.

Haxhiu ka thënë se aktivistët kanë të drejtat dhe liritë e tyre të plota për të protestuar ndaj çdo institucioni, derisa ka adresuar kritika për prokuorin, duke thënë se ndjek aktivistët derisa toleron kriminelët dhe të korruptuarit.

“Prokurori që përndjekë aktivistët dhe toleron kriminelët e të korruptuarit.

Aktivistët kanë të drejtat dhe liritë e plota qytetare për të protestuar ndaj çdo institucion”, ka shkruar Haxhiu.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë