Loading…

Lirohen dy kosovarët e dyshuar për sulm terrorist në Gjermani

  • 24/12/2016 | 16:37

Lirohen dy kosovarët e dyshuar për sulm terrorist në Gjermani

Policia gjermane, nëpërmjet një njoftimi, tregon se dyshimet ndaj dy vëllezërve kosovarë nuk janë konfirmuar dhe rrjedhimisht ka pushuar edhe arsyeja e mbajtjes së tyre në paraburgim.


“Që nga sot nuk ka fakte të rëndësishme kriminale për të dy personat. Nuk ka asnjë rrezik të vërtetë ndaj tyre, prandaj, zyrtarët i liruan në mesidtë nga paraburgimi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka njoftuar se kanë kryer hetime intenzive, mirëpo, nuk kanë gjetur fakte që i ndërlidhin dy kosovarët me sulmin e mundshëm.

Të lindur në Kosovë, vëllezërit, njëri 28 e tjetri 31 vjeçar, u arrestuan në mëngjesin e së premtes, pas informatave nga shërbimet sekrete se ata po përgatisnin një sulm në qendrën tregtare Centro, një prej më të mëdhave në Gjermani.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë