Loading…

Lirohen pak: Ministria cakton çmimin ‘tavan’ për derivatet

  • 18/09/2022 | 09:27

Lirohen pak: Ministria cakton çmimin ‘tavan’ për derivatet

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për 48 orët e fundit.


Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.62 euro për litër, i benzinës me 1.35 euro dhe i gazit me 0.75 euro, pra ka në rënie prej 2 cent për dizel dhe 1 cent në benzin, ndërsa ka mbetur i pandryshuar ai i gazit.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së dielës dhe së hënës.

 

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës, në muajin qershor, kishte marrë të njëjtin vendim.

Naftëtarët në Kosovë më 9 qershor, i kishin kërkuar kryeministrit Albin Kurti që të ruhet ekonomia e tregut të lirë dhe që minimalisht marzha (çmimi maksimal) për shitje me shumicë të jetë 3 për qind dhe për shitje me pakicë 12 për qind.

Edhe në muajin mars, ishte marrë vendimi që të përcaktojë çmimet shitëse maksimale apo marzhat tregtare me shumicë dhe pakicë. Sipas këtij vendimi, marzha më e lartë tregtare ishte deri në 4 për qind të çmimit të shitjes, ndërkaq te shitësit me pakicë marzha më e lartë ishte në 6 për qind.

Çmimi i naftës në Kosovës në javët e fundit ka shënuar vlera rekorde, për t’u rritur dita-ditës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë