Pas raportimeve se u arrestua, avokati i cili kishte zbuluar rastin e abuzimit seksual të 16 vjeçares nga Drenasi, Gazmend Halilaj, ai është liruar, transmeton Gazeta Metro.
Lajmin e ka bërë të ditur Halilaj përmes Facebook, i cili shtoi se pasdite do merret me punë të përditshme.
”Te dashur miq. Jam i lire. Pasdite jam ne zyre me pune te perditshme. Ne mbremje normal ne shtepi”
Ndërsa Halilaj është arrestuar mëngjesin e sotëm në cilësinë e të dyshuarit se edhe ai ka abuzuar me viktimën, gjegjësisht klientin e saj,
Nderkohe ai ka thënë se policia po e ben në shenjë hakmarrje pasi ai kishte raportuar edhe një rast tjetër të abuzimit
“Dje e raportova skandalin e radhës nga hetuesit e IPK-së që i dhanë dëshmi l gazetares së KTV-së lidhur me privatësinë e viktimës të rastit në Drenas. Në shenjë hakmarrjeje, të njëjtit sot me arrestuan”, ka shkruar Halilaj në Facebook./gazetametro.net