Loading…

Lirohet pa asnjë sqarim i arrestuari për 243 kilogramë drogë

  • Nga

  • 28/12/2016 | 16:29

Lirohet pa asnjë sqarim i arrestuari për 243 kilogramë drogë

Gjykata Themelore në Gjilan ka liruar njërin nga pesë të arresturit për 243 kilogramë marihuanë, të kapura në pikën kufitare Dheu i Bardhë, por nuk ka dhënë ndonjë sqarim se pse ka ndodhur kjo, përveç arsyetimit se kjo ka ndodhur me kërkesë të prokurorit të rastit.


Aksioni për kapjen e kësaj sasie të madhe të drogës, ishte realizuar para disa ditësh nga Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës.

Gjatë këtij aksioni ishin arrestuar pesë përsona të dyshuar për grup kriminal, tre shtetas të Kosovës dhe dy shqiptarë të tjerë me nënshtetësi të Serbisë.

Por habitë fakti se si është liruar njëri prej të arrestuarve, edhe pse bëhet fjalë për një rast të madh droge, të cilit edhe Policia bashkë me Doganat i kishin bërë jehonë të madhe, duke e prezantuar si sukses para opinionit publik, shkruan gazetametro.net.

Sabit Shkodra, nga Gjykata Themelore e Gjilanit, e ka konfirmuar për gazetënmetro.net, se njëri nga të arrestuarit është liruar.

“Me kërkesë të Prokurorit, është liruar njëri nga të pandehurit, ndërsa katër të tjerë vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim”, ka thënë Shkodra.

Ndërsa insistimit të Gazeta Metro për të kuptuar se mbi çfarë baze është liruar ky i pandehur, Gjykata nuk ka mundur t’i përgjigjet me më shumë se M.L, është liruar me kërkesë të Prokurorit.

“Prokurori ka bërë kërkesë për caktim të paraburgimit dhe gjykata ka aprovuar kërkesën të cilëve edhe i është caktuar paraburgimin. Pas disa ditëve prokurori ka bërë kërkesë që të pandehurit t’i ndërprehet paraburgimi dhe gjyqtari ka vendosur që ta ja ndërprej paraburgimin”, ka thënë Shkodra për Gazeta Metro.

Gjyqtari i cili ka aprovuar kërkesën e prokurorit për të liruar të pandehurin M.L, është Naser Maliqi, i cili nuk ka pranuar që të flasë rreth këtij rasti.

Të arrestuarit janë M.L 1985, GJ.R 1993 N.B 1962, SH.L 1972, V.N 1978 dhe me vendim të prokurorit të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit policor.

Ky aksion është realizuar menjëherë pas informatës së parë të marrë nga Polica pasi që dyshohej se grupi i organizuar kriminal, këtë substancë kanë pasur për qëllim që ta transporojnë në vendet e Perëndimit. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë