Loading…

Lirohet Tomor Morina: Nga Shutka niset drejt Kosovës

  • 14/08/2019 | 16:30

Lirohet Tomor Morina: Nga Shutka niset drejt Kosovës

Ish-ushtari i UÇK’së, Tomor Morina, sapo është nisur për Kosovë nga burgu i Shutkës ku qëndroi për 2 javë, shkruan Gazeta Metro.


Sapo është liruar edhe nga burgu i Shutkës ish-ushtari i UÇK-së nga Gjakova, Tomorr Morina, merr vesh Koha.mk.

Vendimi se Morina mund të niset drejt Kosovës i është dorëzuar pak minuta më parë
Paradite, anëtarët e Këshillit të Gjykatës Supreme në Maqedoni vendosën se ish pjesëtari i UÇK’së Tomorr Morina nuk duhet të ekstradohet në Serbi.

“Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë se Veriut njofton se më 14 gusht 2019 solli vendim për lëndën nr.30 2019 ku vërtetohet vendimi i Këshillit Penal i Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion në Gjykatën Penale Shkup KIOK’KS.nr 252 19 nga 07.08.2019, i cili vendosi se nuk përmbushen supozimet ligjore për ekstradimin e personit T.M, shtetas i Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës”, thuhej në vendimin e Supremes.

Një mendim të tillë parimor juridik më 7 gusht e dha edhe Gjykata Themelore e Shkupit, të cilët pasi e rishikuan dokumentacionin e plotë të kërkesës serbe për ekstradim, sollën vendim se nuk përmbushen kushtet për ekstradimin e Tomor Morinës.

Ndërkohë, lirimin e Morinës e ka komentuar edhe zv.kryeministri Bujar Osmani.
“Vendim i duhur i institucioneve për Tomor Morinën. Tani të punojmë në zgjidhje sistemore që mos të përsëriten më ngjarje të tilla”, tha Osmani./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë