Loading…

Lista Serbe, është e angazhuar për të pasur Serbi në Kosovë

  • 17/11/2016 | 10:17

Lista Serbe, është e angazhuar për të pasur Serbi në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, ka reaguar ndaj kryeministrit Isa Mustafa rreth demarkacionit  dhe akuzave të tjera për mos liberalizmin e vizave që kryeministri ia ka hedhur kryesisht opozitës.

“Kryeministri po harron se Listën Serbe e ka në bashkëqeverisje dhe se bashku me te i kanë bërë disa punë të përbashkëta që kanë qenë kundër Kosovës dhe nuk po mund ta bëjë asnjë punë të mirë për Kosovën me Listën Serbe. Qeveria nuk po mund ta bëjë FAK-në, nuk mund ta ndryshoj Kushtetutën, nuk mund ta miratojnë asnjë ligj të mirë për qytetarët e Kosovës etj”, ka thënë Krasniqi.

Duhet të jesh më shumë se i verbër, për t’i bërë bashkë opozitën me Listën Serbe, ka konstatuar Krasniqi në reagimin e vet.

Krasniqi ka theksuar se Lista Serbe, është e angazhuar për të pasur sa më shumë Serbi në Kosovë.

“Në rend të parë Lista Serbe që po qeverisë sipas Marrëveshjes së Rashkës se bashku me koalicionin qeverisës te Thaçit & Mustafa, është e angazhuar për të pasur sa më shumë Serbi në Kosovë, të pengojë sa më shumë Kosovën në konsolidimin e shtetësisë, për të grabitur çdo pasuri të Kosovës”, ka thënë Krasniqi, transmeton gazetametro.

“Sa i përket demarkacionit me Malin e Zi, ne po e shohim se kryeministrit të Kosovës po i ngutet që t’i humbas mbi 8200 hektarë tokë te Kosovës, por opozita nuk e ka hallin e kryeministrit për të falur tokë stërgjyshore. Nuk ka dyshim, demarkacioni është i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, por demarkacioni nuk do të duhej të ishte kusht për liberalizimin e vizave”.

Shkurt: Sovraniteti i shtetit dhe tërësia territoriale e Republikës së Kosovës janë rrezikuar dhe po rrezikohen nga Kryeministri, koalicioni i çakorduar dhe Lista Serbe!, ka përfunduar Krasniqi./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë