Loading…

Lista Serbe kërcënon Mustafën

  • 03/01/2017 | 20:48

Lista Serbe kërcënon Mustafën
Ditën e shtetësisë së Serbisë, 15 shkurtin, serbët në Kosovë këtë vit mund ta presin me një festë të madhe.

Përfaqësuesit e tyre politik kanë paralajmëruar aktin e themelimit të Asociaconit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Për këtë veprim të njëanshëm, Lista Serbe i ka dhënë ultimatum Qeverisë së Kosovës, në rast se këta të fundit nuk ndërmarrin hapa konkret për themelimin e Asociacionit të Komunave serbe.

E këto kushtëzime janë të papranueshme për ekzekutivin kosovar.

Faton Abdullahu, këshilltar i kryemnistrit kosovar, megjithatë thotë se institucionet kanë detyrim krijimin e Bashkësisë së Komunave, por se puna nuk nis pa kthimin e Listës Serbe në kuvend e qeveri.

I  menjëherëshm ka qenë regimi i Listës serbe. Në një letër derguar Klan Kosovës, shefi i saj Slavko Simiq, thotë, se ata nuk e pranojnë këtë arsyetim qeveritar.

Sipas tij s’ka kurrëfarë lidhje mes kthimit të Listës në institucione dhe formimit të AKS-së. Simiq ka shtuar se qeveria e Isa Mustafës duhet të punojë me ekipin menaxhues dhe OSBE-në për të shkruar statutin e AKS-së.

Për këtë shkak Simiq ka shtuar se nuk i pranojnë më arsyetimet.

Në krejt këtë plan të ri të shpalljes së njëanshme të  themelimit të Asociaconit,deri në mes shkurt ,në rast se këtë nuk e bënë Qeveria e Kosovës, serbët e këtushmë , kanë marrë mbështetje nga Krerët e shetit të Serbisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë