Loading…

Lista Serbe nuk e njeh Mustafën për kryeministër

  • 28/12/2016 | 10:06

Lista Serbe nuk e njeh Mustafën për kryeministër

Lista Serbe i ka bojkotuar përsëri aktivitetet në institucionet e Kosovës, e kjo ka ardhur pas takimit që deputetët e kësaj partie kishin me kryeministrin serb, Aleksandar Vuciq.


“Ju njoftojmë se ne ligjvënësit serbë në institucionet e përkohshme të Kuvendit të Kosovës do t’i zbatojmë të gjitha vendimet e presidentit Vuçiq dhe se i ngrijmë të gjitha aktivitetet e punës në Kuvend dhe Qeveri”, njofton Lista Serbe.

Disa ditë pasi u rikthyen në institucione, serbët patën disa mosmarrëveshje, që erdhi pas shkarkimit të ministrit Mariq. Më pas një pjesë e Listës Serbe u kthye në institucione, e madje edhe një ministre e re erdhi në kabinetin e Isa Mustafës.

Por, ndarja e Listës Serbe nuk zgjati shumë. Pas takimit me kryeministrin serb, ata kanë thënë se kryeministër kanë Vuçiqin, duke njoftuar se ministrja Jevtiq tërhiqet nga posti i ministres.

‘Kryeministri Vuçiq është kryeministër i yni dhe jo Isa Mustafa, kështu ka qenë dhe kështu do të jetë’, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë