Loading…

Lista serbe, shkarkon Sllavko Simiq’in

  • 22/12/2016 | 08:12

Lista serbe, shkarkon Sllavko Simiq’in

Shkarkimi i Lubomir Mariqit, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, dhe emërimi në vend të tij i Mirjana Jevtiqit ka shkaktuar tërmet të vërtetë te lista “Srpska”.

Shumica e deputetëve të listës “Srpska” kanë shkarkuar shefin e Grupit Parlamentar, Sllavko Simiq, dhe në vend të tij kanë emëruar Sasha Millosavleviqin.

Këtë vendim, siç bëjnë të ditur mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës, e kanë marrë 6 nga 11 deputetë sa ka lista “Srpska”, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ky vendim, sipas shumicës së deputetëve të listës “Srpska”, është marrë për shkak se, siç është thënë, “Simiq ka bërë një delikt tjetër politik dhe i ka krijuar popullit të vet turpin më të madh, duke propozuar për ministre personin siç është Mirjana Jevtiq”.

“Këtë vendim e kanë marrë shumica, 6 nga 11 deputetë të ‘Srpska’, pasi që Simiq me një grup të vogël të anëtarëve të GP-së, në mënyrë të fshehtë është marrë vesh me Isa Mustafën për ta shkarkuar ministrin Lubomir Mariq.

Ndonëse nga ana e zyrtarëve të lartë të Serbisë u është bërë apel deputetëve nga radhët e Lëvizjes së Socialistëve se me këtë akt krijohet ndasi dhe përçarje, Simiq me grupin e tij, duke pasur përkrahjen edhe të partisë së tij, vendosi që të bëjë pakt me Isa Mustafen dhe shkarkuan ministrin Mariq vetëm për shkak se ka qenë besnik i interesa të serbëve”, thuhet në komunikatën e listës “Srpska’.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë