Anëtari i kryesisë së partisë serbe në Kosovë, Milan Radojevic, i reagoi të premten eurodeputetes gjermane Viola Von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Europian, që i kishte kërkuar me rreptësi Listës Serbe të merr pjesë në zgjedhjet e caktuara me 23 prill. Lista Serbe kishte refuzuar dhe i ka përsëritur kushtëzimet e tyre, transmeton Gazeta Metro.
Kushtet e Listës Serbe janë ato që i ka vënë edhe më parë, pasi siç konsideron ky grupim politik serb në Kosovë, ngushtë i lidhur me Beogradin zyrtar e që s’pranon shtetësinë e Kosovës, nuk ka parakushte për mbajtjen e tyre për shkak të siç e pretendojnë represionit nga qeveria.
“Ne në dhjetë vitet e fundit kemi dëshmuar se jemi partner i besueshëm, por është fakt se duhet të nisë themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe. Qytetarët tanë presin diçka konkrete, vetëm pas kësaj mund t’i thërrasim njerëzit të dalin në zgjedhje” i ka thënë Radojevic agjencisë serbe të lajmeve Tanjug dhe ka përsëritur edhe kushtin tjetër. “Ne kemi thënë se mund të kthehemi në institucione atëherë kur të themelohet Asociacionit të Komunave Serbe dhe kur të tërhiqen njësitet speciale nga veriu i Kosovës dhe Metohisë dhe të gjitha bazat” tha ai.
I pyetur si reagon Lista Serbe ndaj kërkesës së raportueses për Kosovën në PE, Viola von Cramon që të ndryshojnë qëndrim, Radojevic u përgjigj me ironinë armiqësore të zakonshme nga Lista Serbe për politikanen gjermane, se priste nga ajo që t’i kërkonte qeverisë së Kosovës ta themelonte Asociacionin pa vonesë dhe jo të bëjë apele atyre.
“Ajo që është e sigurt është se Lista Serbe absolutisht punon krah popullit dhe ekskluzivisht dëgjon zërin e tyre, as zonjë von Kramon, e asnjë përfaqësuese ndërkombëtar. Ne jemi përfaqësues legjitim të popullit dhe në këtë moment së bashku me popullin konsiderojmë që nuk ekzistojnë parakushte për dalje në zgjedhje e as dorëzim të listave” tha ai.
Ngjashëm me komunikatën e djeshme të partisë Radojevic përsëriti pretendimin se nuk ka besueshmëri më në qeverinë e kryeministrit Albin Kurti posaçërisht duke renditur ankesat e tyre duke shtuar edhe neglizhencën e këtij represioni të pretenduar nga bashkësia ndërkombëtare që kulmoi me braktisjen e institucioneve nga serbët lokalë në Veri vitin e kaluar.
Tutje Radojevic tregoi se çfarë pritet të ndodhë në zgjedhjet e parapara të mbahen me 23 prill në katër komunat e Veriut të Kosovës, e nuk ishte e habitshme se Lista Serbe do të kërkojë bojkotin e tyre nga popullata lokale, pasi siç pretendojnë kanë legjitimitetin me mbështetjen e 90 përqind të banorëve atje.
“Duhet të krijohen parakushtet për dalje në zgjedhje, që tani nuk ekzistojnë. Nuk ka as anëtarë të komisionit komunal zgjedhor, kush do të siguronte materialin zgjedhor? Për ne është e papranueshme që atë materiale të na e sigurojnë njësitet speciale” tha Radojevic.
Lista Serbe ka paralajmëruar që të enjten për parakushtet e tyre për mbajtje të zgjedhjeve në katë komunat e veriut të Kosovës. Nuk ishte theksuar bojkoti por është nënkuptuar. Tani theksohet. Vitin e kaluar kishte incidente në Veri gjatë ‘krizës së targave’ dhe barrikadave që ky krah politik ishte i gatshëm për dhunë ndaj banorëve lokal serbë që nuk pajtoheshin me qëndrimin e tyre./gazetametro.net