Loading…

Lista Srpska: Në Kosovë respektojmë vetëm masat që i merr Serbia dhe Vucic

  • 07/07/2020 | 23:02

Lista Srpska: Në Kosovë respektojmë vetëm masat që i merr Serbia dhe Vucic

Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike dhe rritjes së numrit të infektuarve, shtabi i krizës i katër komunave në veri të Kosovës ka vendosur të martën mbrëma që të ndalohet lëvizja e qytetarëve nga ora 21:00 deri në pesë të mëngjesit, shkruan Gazeta Metro.


Lista Srpska me anë të një komunikate ka thënë se do i përshtatet gjithmonë kërkesave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic, në masat ndaj Covid-19.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Goran Rakiq, tha të martën në një konferencë për medie se masa e karantinës do të hyjë në fuqi në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Tutje thuhet se serbët në Kosovë gjithmonë do tu binden masave të qeverisë së Serbisë dhe Vuqicit.

“Serbët në Kosovë dhe Metohi vazhdimisht, ashtu si kanë vepruar së fundi, do t’iu përmbahen të gjitha masave epidemiologjike të përcaktuara nga Qeveria e Serbisë dhe do të mbështesin presidentin Vuçiq në luftën e ardhshme politike dhe diplomatike për Kosovën dhe Metohinë”, thuhet në një komunikatë të Listës Serbe.

“Këto janë ditët kur qytetarët e Serbisë duhet të jenë të bashkuar në disiplinim dhe përgjegjësi ndaj vetes dhe shëndetit të të dashurve të tyre, dhe nuk duhet të marrin në konsideratë veprimet dhe porositë e atyre që padyshim sipas urdhrit të dikujt për temën e koronës po përpiqen të destabilizojnë shoqëria jonë.”, thuhet tutje.

Sipas njoftimit, vendimi është marrë pas sugjerimit të profesionistëve, ndërsa të drejtën e lëvizjes do ta kenë vetëm përgjegjësit për luftë ndaj pandemisë dhe përgjegjësit për rend e siguri.

Këtë të martën në një konferencë për shtyp në Mitrovicën veriore, e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i Kosovës, Goran Rakiq. Sipas Rakiqit të martën kanë ardhur rezultatet e testimeve që kanë bërë të ditur se 53 persona janë me koronavirus. Janë testuar 61 mostra. Të mërkurën do të dihet për 62 persona të tjerë. Pos Mitrovicës veriore masat i kanë forcuar edhe Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë