Loading…

Lista Srpska paralajmëron zgjedhjet në mars 2017

  • 19/11/2016 | 13:59

Lista Srpska paralajmëron zgjedhjet në mars 2017

Deputeti i Listës Serbe Nenad Rashiq, është shprehur i bindur se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen në muajin mars të vitit 2017.

Ai në një intervistë për lajmi.net flet për rëndësinë që ka reforma zgjedhore e iniciuar nga presidenti Thaçi, ndonëse e vlerëson si shumë të vonuar nismën e tillë.

“Besoj shumë se zgjedhjet do te ketë. Dhe ato do të mbahen në fillim të vitit tjetër, pra në muajin  mars të vitit 2017. Të gjithë po e thonë se zgjedhje do të ketë dhe është i vetmi kryeministri Mustafa që insiston se zgjedhjet do të mbahen në vitin 2018 dhe jo më herët”, është shprehur Rashiq.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë