Loading…

Lituania me ligj që kufizon imigrantët bjellorusë që po i përzë Lukashenko

  • 21/07/2021 | 23:24

Lituania me ligj që kufizon imigrantët bjellorusë që po i përzë Lukashenko

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, nënshkroi ligjin që kufizon të drejtat e migrantëve dhe përshpejton përpunimin e kërkesave për azil. Masa vjen në kohën kur një numër në rritje i njerëzve po kalojnë kufirin nga Bjellorusia në Lituani.


Sipas shërbimit të rojes kufitare lituaneze, gati 2,100 migrantë të paligjshëm kanë hyrë në Lituani nga Bjellorusia këtë vit, përfshirë 1,400 vetëm këtë muaj.

Vilniusi thotë se azilkërkuesit po organizohen nga Qeveria e udhëheqësit bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, për ta ndëshkuar Lituaninë, për shkak të mbështetjes që i ka dhënë opozitës demokratike në Bjellorusi.

Sipas Vilniusit, regjimi i Lukashenkës po përpiqet të bëjë presion edhe te Bashkimi Evropian.

BE-ja, pjesë e së cilës është Lituania, i ka vendosur sanksione Bjellorurisë, pasi kjo e fundit ka detyruar një fluturim të kompanisë Ryanair të aterojë në Minsk, për të arrestuar një bloger opozitar dhe të dashurën e tij.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka sugjeruar ditë më parë se Lukashenka mund të përballet me sanksione të mëtejshme, për shkak të rritjes së numrit të migrantëve të paligjshëm që kalojnë nga Bjellorusia në Lituani.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë