Loading…

LIVE: Trump fiton Floridën, gjasa maksimale të jetë president

  • 09/11/2016 | 02:32

LIVE: Trump fiton Floridën, gjasa maksimale të jetë president

Donald Trump ka fituar shtetin kyç të Floridës duke bërë një kthesë të jashtëzakonshme në garën për president.

Trump’it i duhej shumë fitorja në këtë shtet për të arritur të sigurojë fitoren për president në garën e ngushtë me rivalen e saj.

Rezultati për këtë shtet është më i rëndësishmi në natën e zgjedhjeve pasi fituesit i ndihmon shumë në rrugën drejt Zyrës Ovale.


Donald Trump ka fituar shtetin e Ohios, për herë të parë që nga viti 1960 të fituar nga një republikan. Fitorja në këtë shtet llogaritet si një nga pikat kyqe drejtë Shtëpisë së Bardhë.

Me 18 votat elektorale të fituara në Ohio, Trump tani ka 167 vota, kundrejt Hillary’t që deri tani ka vetëm 109 vota nga 270 sa duhet fituar për t’u zgjedhur president.


Kandidati republikan Donald Trump ka thelluar epërsinë ndaj demokrates Hillary Clinton.

Deri tani Trupm ka 130 vota elektorale, ndërsa Hillary 104, nga 270 që i duhen një kandidati për t’u bërë president.

 


Rezultatet e para të zgjedhjeve presidenciale në Amerikë tashmë kanë filluar të dalin.

Sipas projeksioneve të para, kandidati republikan Donald Trump ka fituar shtete si Indiana, Misisipi, Tenesi, Kentaki, Oklahoma, Virxhinia Perëndimore si dhe në Karolinën e Jugut duke fituar kështu 51 vota elektorale nga 270 sa duhen për tu shpallur president i Shteteve të Bashkuara. Trump është në epërsi edhe në Alaska si dhe në Xheorxhia.

Ndërkaq rivalja e tij, demokratja Hillary Clinton ka fituar deri më tash gjithsejt 44 vota elektorale nga shtetet si Merilend, Illinois, Nju Xhersi, Masaçusets, Washington DC, Rhode Island e Delaware.

Në pjesën më të madhe të shteteve ende nuk janë mbyllur vendvotimet.


Rezultat i ngushtë është duke u zhvilluar në Florida, ku në numërimin e rreth 90% të votave, është duke prirë kandidati republikan Donald Trump me një përqindje të vogël të votave.

Florida ka peshën e 29 votave elektorale nga 270 sa duhen për t’u shpallur president.

/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë