Situata politike në Maqedoni vazhdon të jetë e tensionuar. Sot VMRO e Nikolla Gruevskit ka bllokuar punimet e Kuvendit, duke mos lejuar LSDM’në dhe partitë shqiptare që të zgjedhin kryeparlamentarin.
Ndonëse kryesuesi ndërpreu seancën dhe caktoi vazhdimin e saj për nesër në ora 11, deputetët e VMRO-së pas mbarimit të seancës që ishte paraparë në ora 18 e kanë bllokuar foltoren e Parlamentit.
Kjo për shkak se LSDM, BDI, LR PDSH dhe Besa si shumicë parlamentare dëshirojnë që të zgjedhin kryeparlamentarin. /gazetametro.net