Loading…
Liverpool bindës edhe në ndeshjen e dytë, deklason Porton dhe kalon në gjysmëfinale
  • 17/04/2019 | 22:52

Liverpool bindës edhe në ndeshjen e dytë, deklason Porton dhe kalon në gjysmëfinale

Skuadra e Liverpoolit ka arritur një fitore bindëse edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Portos në fazën çerkefinale të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Metro.


Pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë, skuadra e Jurgen Klopp shënoi fitore edhe sonte në udhëtim me rezultatin 1-4, duke u kualifikuar në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 6-1.

Golat e fitores për “Të Kuqtë” u shënuan nga Sadio Mane, Mohamed Salah, Roberto Firminio dhe Virgil van Dijk, kurse golin e nderin për Porton e shënoi Eder Militao.

Kështu, Liverpooli kalon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ku do të takohet me Barcelonën./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë