Sapo u mbyll finalja e FA Cup mes Liverpool dhe Chelsea pas ekzekutimit të penalltive, me fitoren e ekipit të Klopp, shkruan Gazeta Metro.
Pas 120 minutash lojë dhe pas shumë mundësive për të dyja skuadrat, ndeshja përfundoi pa gola.
Liverpool u godit rëndë edhe më lëndimin e dy yjeve të tij, Virgil Van Dijk dhe Mohamed Salah, duke e lënë në pikëpyetje paraqitjen e tyre në finalen e Champions League kundër Real Madrid.
Penalltitë Liverpooli fitoi me rezultat 6-5.
Ky është titulli i tetë FA Cup për klubin e Liverpool./gazetametro.net