Loading…

Liverpool njoftojnë për profit prej 42 milionë funte në raportet e fundit

  • 27/02/2020 | 13:08

Liverpool njoftojnë për profit prej 42 milionë funte në raportet e fundit

Kampionët Europian po vazhdojnë të korrin sukses brenda e jashtë fushës së futbollit, me investime pa precedent në lojtarë dhe të rritje të të hyrave, transmeton Gazeta Metro.


Ata kanë njoftuar një profit prej 42 milionë funte bruto në raportet e fundit financiar. Suksesi i tyre në treg po barazohet me atë në fushë, me një qarkullim rekord prej 533 milion funte të konfirmuar nga raportet e fundit të vitit në maj të 2019’s.

Ajo shifër ishte fryrë edhe me arritjen e vendit të dytë në Premiere League si dhe marrëveshjen e re fitimprurëse për të drejtat televizive të UEFA Champions League si dhe një seri e bashkëpunimeve të reja komerciale.

Kontot më të fundit shpalosin se tre burimet kryesore të të hyrave janë rritur konsiderueshëm, të hyrat nga mediat janë rritur nga 41 milion rritur nga 41 milionë funte në 261 milionë, të hyrat komerciale janë rritur nga 34 milionë në 188 milionë dhe të hyrat nga shitjet e biletave janë shtuar për 3.5 milionë funte.

Liverpool ka arritur të vazhdoj me ndërtimin e qendrës së re të trajnimit në Kirby, që ju ka kushtuar mbi 50 milionë funte, ku puna në këtë mrekulli teknologjike e sportive do të përfundoj në qershor, në kohë për Jurgen Klopp dhe djemtë të nisin përgatitjet për sezonin e ri në atë qendër./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë