Loading…

Liverpooli i ‘çmendur’, në dy minuta kthen rezultatin dhe fiton përballjen e shtatë golave

  • 03/12/2023 | 17:41

Liverpooli i ‘çmendur’, në dy minuta kthen rezultatin dhe fiton përballjen e shtatë golave

Liverpooli dhe Fulham kanë zhvilluar një ndeshje të bukur, të cilën vendasit e fituan në fund me rezultat 4-3.


Pjesa e parë ishte shumë e zjarrtë, pasi solli katër gola, për të dy skuadrat nga dy.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 20-të, kur Trent Alexander-Arnold shënoi një gol të bukur nga goditja e dënimit për 1-0.

Por rezultati u barazua pas katër minutash, kur Antonee Robinson gjeti Harry Wilson i cili shënoi për 1-1.

Reds arritën të kthehen në epërsi në minutën e 38-të, kur Alexis Mac Allister shënoi gol të bukur për 2-1.

Se Fulham nuk kishte ardhur për shëtitje në Anfield, tregon edhe goli i barazimit që erdhi në minutën e tretë të kohës shtesë të pjesës së parë, kur Kenny Tete shënoi për 2-2.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Liverpoolin që kishte dy raste të një pas njëshme me Darwin Nunez, por që në të dyja rastet uruguaiani nuk gjeti rrjetën.

Liverpooli shtoi presionin, por që la hapësira prapa dhe kjo i kushtoi, pasi që në minutën e 80-të,  Bobby De Cordova-Reid, shënoi për epërsinë e londinezëve për 3-2.

Ky gol sikur i forcoi më shumë Reds, që vazhduan të kërkonin golin dhe barazimi erdhi në minutën e 87-të, kur Mohamed Salah asistoi te Wataru Endo që shënoi për 3-3.

Pas një minute Alexandre Arnold shënoi gol të bukur sërish, kësaj radhe për 4-3, duke i dhënë fitoren Liverpoolit.

Me 33 pikë, Liverpool tani është në vendin e dytë në renditje me 33 pikë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë