Loading…

Ljajic: Befasohem nëse Haradinaj ekstradohet në Serbi

  • 08/02/2017 | 22:18

Ljajic: Befasohem nëse Haradinaj ekstradohet në Serbi

Zëvendëskryeministri serb Rasim Ljajić, tha se do të befasohej nëse Gjykata vendos nesër për ekstradimin e ish komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinajt në Serbi.

“Sinqerisht do të befasohesha sikur gjykata tekstradonte Haradinajn marrë parasysh praktikën e deritashme, përvojën dhe politizimin gjithë këtij rasti. Sikur të vendosej më shumë me argumente juridike e jo me ato politike, me siguri se vendimi do të ishte ndryshe”, citon rt vojvodina të ketë thënë Ljajić.

Ai ka thënë se nëse gjyqi vendos ta lëshojë në liri Haradinajn, Serbia nuk duhet të heqë dorë nga fletë arrestet dhe nga ndjekja e politikanëve kosovarë për krime lufte.

Haradinaj, më  1 shkurt u paraqit para gjykatës në Colmar, ndërsa është caktuar edhe një seancë e re për nesër, 9 shkurt./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë