Loading…

Lladrovci: 70% e Kryesisë së PDK’së në Drenas kanë qenë kundër meje

  • 05/11/2021 | 08:21

Lladrovci: 70% e Kryesisë së PDK’së në Drenas kanë qenë kundër meje

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se 70% e Kryesisë së Degës së PDK-së në Drenas nuk e kanë mbështetur për kandidim.

Lladrovci në RTV Dukagjini ka thënë se ka shumë arsye pse Drenasi ka shkuar në balotazh.

“Arsyet mund të lidhen edhe me nivelin qendrore siç është mos ndërtimi i rrugës me katër korsi në drejtim të Komoranit, mos ndërtimi i Liqenit të Verbofcit e probleme tjera”, tha ai.

Kandidati i PDK-së thotë edhe ata që dolën nga PDK bënë një “lojë të ndyrë” ndaj tij që ndikoi edhe në rezultatin final.

Lladrofci thotë se pas kthimit nga Tirana për t’u bërë kryetar në Drenas, kishte rezistencë nga disa struktura të PDK-së në Drenas për të penguar atë.

“U bënë bashkë të gjithë keqbërësit për të mos më lënë të bëhem kryetar i Drenasit. 70% e Kryesisë së PDK-së në Drenas kanë qenë kundër meje. Ata më kanë luftuar mua pasi ja u kam marrë pronat e komunës që kanë marrë jashtëligjshëm”.

Kandidati i PDK-së thotë se rivali i tij nga Demokratët për Drenasin kanë mashtruar elektoratin e PDK-së duke përdorë profilet e rrjeteve sociale të PDK-së për të fyer atë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë