Loading…

Lladrovci bën fushatë nëpër Oda

  • 11/11/2016 | 23:33

Lladrovci bën fushatë nëpër Oda

Odat e burrave prej shumë vitesh janë vend ku politikanët zhvillojnë fushatat politike në fshatra.

Kështu ka filluar edhe sivjet, në komunën e vetme që po mban zgjedhje në këtë kohë, Drenasi.

Kandidati i PDK-së në këtë komunë është Ramiz Lladrovci. Ai ka braktisur detyrën e tij si ambasador i Kosovës në Shqipëri dhe është kthyer në Drenas, ku po synon të marrë drejtimin e komunës.

Në disa fotografi të publikuara në rrjete sociale, Lladrovci shihet me deputetin tjetër të PDK-së, që së fundi u rikthye në këtë parti pasi doli i pavarur, Shaip Muja, duke bërë fushatë zgjedhore në një odë të Gradicës së Drenasit.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë