Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, duket se e ka marrur seriozisht çështjen e shtrimit të rrugëve.
Madje, Lladrovci kërkoi një kazmë për ta parë cilësinë e rrugës. Për këtë, nuk u nda i kënaqur, me ç’rast i tha punëkryesit se ‘rrugët tona nuk kanë për t’u shtruar si deri sot’.
‘Ja si punojnë kompanitë tona’, tha Lladrovci.
Ndërkaq, Lladrovci tha se nuk do ta dënojë kompaninë, por ajo është detyruar t’i kthejë punimet nga fillimi.
Për këtë, ankesë kishin vetë qytetarët, pasi sipas tyre, kishin vërejtur që rruga nuk po rregullohej si duhet./gazetametro.net