Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, është takuar sot prapë rastësisht në një restorant me Presidentin e AKR-së, Behgjet Pacolli.
Mësohet se kandidati Lladrovci i ka kërkuar falje Pacollit për një situatë të keqe që ishte krijuar javën e kaluar, ku Lladrovci i kishte kërkuar ish Presidentit të Kosovës të ia liroj tavolinën për shkak se i kishte thënë se është e rezervuar për një takim të tij me mësimdhënës.
Kujtojmë se javën e kaluar shtabi zgjedhor i AKR-së, kishte akuzuar Ramiz Lladrovcin se kishte përzënë nga restoranti liderin e tyre, veprim i cili kishte ngjallur reagime në gjithë Kosovën.