Ramiz Lladrovci, kryetar i komunës së Drenasit, ka ftuar qytetarët e kësaj komune që të marrin pjesë në ‘Marshin për Drejtësi’, i cili do të mbahet të dielën në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.
Po ashtu ai ka falënderuar të gjitha kompanitë transportuese të Drenasit, të cilat kanë ofruar autobus falas për transportimin e qytetarëve të kësaj komune për pjesëmarrje në këtë marsh.
Postimi i plotë:
Ftojmë qytetarët e komunës së Drenasit, të marrin pjesë në “Marshin për Drejtësi” i cili mbahet të dielën, më 2 prill 2023, në ora 14:00, në Prishtinë, në Sheshin “Zahir Pajaziti”.
Falëndrojmë të gjitha kompanitë transportuese të Komunës së Drenasit, të cilat kanë ofruar autobus falas për transportimin e qytetarëve të komunës tonë për pjesëmarrje në “Marshin për drejtësi”.
“Marshi për drejtësi” organizohet nga platforma “Liria ka emër” dhe përcjell solidaritetin tonë me Hashimin, Kadriun, Jakupin, Rexhepin dhe të tjerët me rastin e fillimit të gjykimit të tyre në Hagë.
Nisja për Prishtinë bëhet nga Stacioni i Autobusëve në Drenas, në ora 12:00.
“Marshi për drejtësi” është dëshmi se liderët tanë të luftës dhe paqes, nuk janë vetëm! /gazetametro.net
View this post on Instagram