Loading…

Lladrovci me Hoxhajn takojnë strukturat e kryesisë së PDK-së në Drenas, mobilizohen për fitore

  • 08/11/2021 | 22:30

Lladrovci me Hoxhajn takojnë strukturat e kryesisë së PDK-së në Drenas, mobilizohen për fitore

Kryetari i komunës së Drenasit, njëherësh ushtrues detyre i kryetarit të Degës së PDK-së, Ramiz Lladrovci bashkë me deputetin e kësaj partie Enver Hoxhaj, kanë takuar anëtarët e Kryesisë së Degës, kryetarë të nëndegëve, kryesinë e Gruas Demokratike, kryesinë e Rinisë Demokratike dhe strukturat e degës, me qëllim mobilizimin për fitoren më 14 nëntor të PDK-së në Drenas.


Në këtë tubim me strukturat, Lladrovci ka theksuar fuqinë e PDK-së në Drenas, vullnetin dhe rëndësinë e unitetit për fitoren në këtë komunë.

Shkrimi i plotë:

Fushata jonë filloi

Sonte, në takim me anëtarë të Kryesisë së Degës së PDK-së në Drenas, kryetarë të nëndegëve, Kryesia e Gruas Demokratike, Kryesia e Rinisë Demokratike dhe strukturat e Degës së PDK-së në Drenas, theksova rëndësinë e unitetit tonë për fitoren e fuqishme që do ta realizojmë më 14 Nëntor.

Ky tubim me strukturat, shënon edhe fillimin e fushatës tonë pesëditore për zgjedhjet e 14 nëntorit, ku theksova se fuqia e PDK-së në Drenas është e konfirmuar, me vullnetin dhe mobilizimin e plotë, në rrugën e themeluesve të saj që padrejtësisht nuk janë fizikisht me ne.

Shpreh falënderim të madh për përkushtimin e Kryesisë së degës, strukturat e nëndegëve, Rininë Demokratike, Gruan Demokratike, në veçanti fëmijët e dëshmorëve.

Falënderoj prof. Hoxhajn për praninë e tij, në bastionin e PDK-së.

Bashkë për Drenasin!

#PDK#177

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë