Loading…

Lladrovci mohon se ka folur për punësim me Kocin (Video)

  • 28/03/2017 | 10:22

Lladrovci mohon se ka folur për punësim me Kocin (Video)

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se po do ta sqarojë opinionin pas raportimeve të mediave për një bisedë të kapur nga kamerat, ku dëgjohet tek flet me zëvendësministrin Gani Koci për punësimin e një të afërme.


Lladrovci ka thënë se ai ka qasje pozitive edhe kur mediat nuk e përcjellin realisht atë që ai ka thënë apo ka bërë, duke lënë të kuptohet se mohon të ketë biseduar për punësim, shkruan gazetametro.net.

Ndërkaq, i pari i Drenasit, iu është drejtuar Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, duke u thënë se para se të kërkojnë kërkimfaljen e tij, do të duhej ta kontaktonin edhe atë, apo siç thotë ai, ta shohin me vëmendje incizimin për atë që ndodhi atë ditë në Komunën e Drenasit.

Tutje ai ka ftuar AGK’në në takim, pasi siç thotë ai, ka edhe ai çfarë të thotë për punën e mediave.

‘Ftoj Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës në një takim në Drenas. Kam edhe unë për të thënë, jo vetëm për rastin e fundit por edhe për mediat që sipas të gjitha gjasave, disa prej tyre, fare nuk e kanë parë, as lexuar Kodin etik për mediat e shkruara’, ka thënë Lladrovci.

Ndryshe, para disa ditësh mediat kapën një moment bisede në mes të Lladrovcit dhe zv/ministrit Gani Koci, teksa flisnin për një punësim. ‘Nuk kom mujt more, se po drejtoreshë ka me ta bo’, i drejtohet Lladrovci, Gani Kocit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë