Loading…

Lladrovci nga Allianz Arena: Neve nuk na pëlqen balotazhi!

  • 25/04/2018 | 21:48

Lladrovci nga Allianz Arena: Neve nuk na pëlqen balotazhi!

Kryetarët e dy komunave të Drenicës, Drenasit dhe Skënderajit, Ramiz Lladrovci dhe Bekim Jashari, kanë shkuar në Munih për të përcjell ndeshjen e ekipit të tyre favorit, Bayernit kundër Realit të Madridit, dhe me këtë rast kanë përshkruar atmosferën e mrekullueshme që mbretëron aty.


Në rrjetin social, Lladrovci ka shkruar se do të mbesin të kënaqur “duke ditur edhe lojën që do të ofroj Bayerni”, dhe shpreson që madje do të fitoj bindshëm.

Postimi i plotë i Lladrovcit pa ndërhyrje:

Po përcjelli atmosferën e mrekullueshme në Allianz Arena, së bashku me miqtë e mi, Bekimin, Qëndrimin, Ilirin dhe Enisin.

Kjo atmosferë është shumë e rrallë, sepse zhvillohet në një ndër stadiumet më të bukur në botë.

Sa për lojën nuk po flasim, finale para finales, duke ditur edhe lojën që do të ofroj Bayerni, pres të mbesim të kënaqur.

Sonte, për hir të Lapidarit, jam me Bayernin.

Neve nuk na pëlqen balotazhi!

Dihet!!!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë