Loading…

Lladrovci rreth takimit për Asociacionin: Mospjesëmarrja e Kurtit është sinjal shqetësues  

  • 31/01/2023 | 14:15

Lladrovci rreth takimit për Asociacionin: Mospjesëmarrja e Kurtit është sinjal shqetësues  

Ramiz Lladrovci, kryetar i komunës së Drenasit, ka thënë se, mospjesëmarrja e Kryeministrit në takimin e sotëm të organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të diskutuar për çështjen e Asociacionit, është një mesazh dhe sinjal shqetësues, shkruan Gazeta Metro.


Tutje, kryetari i Drenasit, ka shtuar edhe se raportet me ShBA-në janë çështje jetike për qenien tonë. Ato duhet t’i ruajmë si sytë e ballit!

Postimi i plotë:

Mungesa e Kryeministrit në takimin e ftuar nga Ambasada Amerikane për çështjen e Asociacionit është brengosëse

Sipas sistemit tonë juridik, roli dhe përgjegjësia e Kryeministrit është shumë e rëndësishme, e me theks të veçantë në fushën e negociatave me Serbinë, e ka dhënë verdiktin edhe Gjykata Kushtetuese, sipas të cilës procesi negociator është çështje/përgjegjësi ekskluzive e Kryeministrit.

Mospjesëmarrja e Kryeministrit në takimin e sotëm të organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të diskutuar për çështjen e Asociacionit, është një mesazh dhe sinjal shqetësues.

E kishin pase pyet njërin, o Bac, kush vetet në shpinë tuaj më së shumti, e ai i përgjigjet, të gjithë ngapak, veç Baci hiç.

Kryeministri, argumentet duhet t’i shtrojë në tryezën e diskutimeve. Edhe Jo-në e Zajednicës (Asociacionit), si njërën nga kauzat me të cilat ka ardhur në pushtet, duhet thënë aty.

Janë dy rrugë, të sigurohen numrat e shfuqizohen marrëveshjet, ose fillon procesi i zbatimit të tyre siç ka thënë Gjykata Kushtetuese e qysh po deklarohen partnerët tanë që asociacioni nuk e zhbën karakterin unitar të Kosovës.

Kryeministri duhet të dëshmohet më burrështetas se sa kaq. Raportet me ShBA-në janë çështje jetike për qenien tonë. Ato duhet t’i ruajmë si sytë e ballit! /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë