Loading…

Lladrovci, Syla e Grabovci vizitojnë familjet e Thaçit dhe Veselit: Drejtësia vonon por fiton

  • 29/12/2021 | 21:19

Lladrovci, Syla e Grabovci vizitojnë familjet e Thaçit dhe Veselit: Drejtësia vonon por fiton

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se së bashku me dy ish-deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Azem Sylën dhe Adem Grabovcin, kanë vizituar familjet e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, të cilët aktualisht po mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë, transmeton Gazeta Metro.


Me anë të një postimi në Facebook, Lladrovci ka thënë se kanë shkuar në Burojë dhe në Mitrovicë, për të theksuar se mungesa e liderëve bëri që viti 2021 të ishte vit i rëndë për familjet e tyre, për institucionet e vendit dhe për të tjerët.

“Vendi ynë, atdhetarët dhe qytetarët, në rrugën e drejtë të çlirimit dhe lirisë, patën shumë vështirësi. Vendimi i Gjyqit të Hagës që po mban padrejtësisht larg nesh prijësit tanë, solli sfidën e re, të cilën besojmë fort se do ta kalojnë faqebardhë.”, ka shkruar ndër të tjerash Lladrovci.

Ai ka thënë se i është përgjithmonë mirënjohës familjeve Thaçi, Veseli dhe të gjithë atyre që me kontribut i dolën në mbrojtje atdheut.

Më poshtë keni postimin e plotë të tij. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë