Loading…

Lladrovci tregon pse e shkarkoi nga posti motrën e Xhemajlajt

  • 17/01/2017 | 19:57

Lladrovci tregon pse e shkarkoi nga posti motrën e Xhemajlajt

Ramiz Lladrovcit nuk i është dashur shumë kohë që të tregojë fuqinë e tij si kryetar i Drenasit.


Me të filluar punën, ai ka larguar nga puna 6 punonjës të komunës. Së fundi, kryetari Lladrovci ka shkarkuar drejtorin e Administratës së Përgjithshme Komunale, Xhemë Binaku, dhe drejtoreshën për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Hyrije Xhemajlaj-Thaçi, raporton KTV.

Kjo e fundit është motra e Isa Xhemajlajt, i cili ishte personi që e sfidoi Lladrovcin për karrigen e të parit.

E sipas Xhemajlajt, një gjë e tillë ka qenë e pritur. Fatin e njëjtë, sipas Xhemajlajt, do ta kenë edhe punëtorë të tjerë të komunës.

Mirëpo, Lladrovci i ka mohuar këto akuza, duke thënë se kjo s’ka të bëjë fare me hakmarrje për atë që ndodhi gjatë fushatës zgjedhore. Lladrovci ka shtuar se gjatë fushatës, kishte premtuar se ata të cilët kanë aktakuza të ngritura, nuk do të jenë pjesë e qeverisjes së tij.

Ndërkaq, as Xhemë Binaku dhe as Hyrije Xhemajlaj-Thaqi, që të dy të shkarkuar, nuk janë deklaruar fare për këtë çështje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë