Kryetari i ri i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se “dalja në zgjedhje e qytetares Shahe Franca, dje, për të shprehur vullnetin dhe respektin ndaj kandidaturës time, edhe pse në gjendje të rënduar shëndetësore, është dëshmi se qytetari e di për kë voton dhe çka pret prej tij”.
“Sot, unë, me bashkëshorten, i shpreha Nënës Shahe falënderimin tim të thellë ndaj vullnetit të saj, sepse veprimi i saj, më dha shtytje dhe shtoi vendosmërinë time për të realizuar sa më parë premtimet e mia elektorale, në dobi të qytetarit dhe nevojave të tij. Faleminderit”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e tij në Facebook.