Loading…

Lladrovcit ia ndalin rrymën për dy orë

  • 31/12/2016 | 20:23

Lladrovcit ia ndalin rrymën për dy orë

Edhe pse KEDS, gjatë ditës së premtë ka bërë të ditur se për festën e Vitit të Ri,me 31 dhjetor nuk do të këtë ndërprerje të energjisë elektrike.


Zëdhënësi i KEDS’it Viktor Buzhala, i kontaktuar nga Gazeta Metro, kishte thënë se KEDS-i është i përgaditur dhe se  nuk do të këtë reduktime për festën e Vitit të Ri.

Por, kjo gjë nuk ndodhi. Qytetarët edhe për 31 dhjetor, duhet të ndezin qirinjë, pasi që KEDS, vazhdon me reduktime për orë të tëra.

Në komunën e Drenasit, gjegjësisht në fshatin e kryetarit të kësaj komune Ramiz Lladrovci, për dy orë të tëra nuk ka pasur energji elektrike.

Ndërsa, njoftohet se edhe në pjesë të tjera ka pasur reduktime./gazetametro.net.

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë