Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani edhe një herë u është përgjigjur kritikëve lidhur me shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetares së KQZ’së. Ajo madje me këngën e Dafina Zeqirit ka zgjedhur të komentojë shkarkimin e saj, shkruan Gazeta Metro.
Osmani në Kanal 10 ka thënë se vet puna e kryetarit të tanishëm të KQZ’së, tregon se ajo nuk e ka shkarkuar Dakën nga pozita për ta sjellur dikë aty të lidhur politikisht.
Ajo ka zgjedhur të komentojë shkarkimin e Dakës me këngën e Dafina Zeqirit, ‘Llafe llafe’.
“Këto janë llafe llafe, siç po thotë Dafina dhe duhet me injoru”, është shprehur Osmani.
Më poshtë keni videon. /gazetametro.net