Loading…

Llalloshi ‘iu kapet’ opozitës për ‘deputetë dembelë me diploma e doktorata’, harron çka ka në parti

  • 06/05/2026 | 17:45

Llalloshi ‘iu kapet’ opozitës për ‘deputetë dembelë me diploma e doktorata’, harron çka ka në parti

Ish-deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Edona Llalloshi, së fundmi ka shpërthyer në një sërë kritikash siç duket indirekt ndaj opozitës, duke iu referuar të njëjtëve si politikanë e “alamet” intelektualë me diploma e tapi të llojllojshme, me pedigre ndërkombëtare, që përpiqen t’ia rrisin vetes vlerën duke sulmuar e përgojuar, duke dalë si kampionë të “barazisë gjinore”, transmeton Gazeta Metro.


Llalloshi që pos këngës ‘jam Albini pushkë me qit’ s’u njoh për shumëçka tjetër në mandatet sa i pati si deputete.

Hipokrizi kur vetë ish-deputetët që thirren ‘Akademikë’ në VV si Agim Bahtiri e Fatos Geci, lajme bënë vetëm me deklarata skandaloze e mungesa të theksuara duke filluar nga shkrimi dhe leximi.

“Këta janë “akademikët e profesorët” e shtetit tonë të lirë e demokratik: çohen në mëngjes, deklamojnë mençuri si profetë modernë dhe, për t’i dhënë pak shije ditës, e kanë zakon të fyejnë e nënçmojnë gratë”, thotë Llalloshi kur vetëm para disa javësh Geci la ‘nam’ me deklaratën skandaloze e seksiste për nënkryetaren e PDK’së, Vlora Çitakun./gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë