Loading…

Llapi ia shkakton humbjen e parë sezonale kampionit në fuqi Ballkanit

  • 09/12/2023 | 15:02

Llapi ia shkakton humbjen e parë sezonale kampionit në fuqi Ballkanit

Skuadra e Llapit ka befasuar duke e mposhtur FC Ballkanin me rezultat 5-3, shkruan Gazeta Metro.


Në ‘Zahir Pajaziti’ u zhvillua një ndër ndeshjet me lojën më të bukur të këtij sezoni. Përveç golave, pati lojë, aksione dhe kartonë.

Hamdi Namani dhe Muhamet Hyseni shënuan për llapjanët për epërsinë e dyfishtë.

Ballkani më pas u kundërpërgjigj me dy gola nëpërmjet Gripshit dhe Albin Berishës, për ta barazuar rezultatin.

Megjithatë, Hamdi Namani realizoi sërish në fundin e pjesës së parë, për t’ia rikthyer epërsinë vendasve.

E në pjesën e dytë u shënuan edhe tre gola tjerë.

Ishte Muhamet Hyseni që shënoi nga pika e bardhë në minutën e 73-të të ndeshjes.

Ndërsa, Januzi realizoi për 5:2 në minutën e 89-të.

E krejt në përfundim në minutat shtesë, Ballkani realizopi për 5:3 nëpërmjet Albin Berishës

Me këtë fitore, Llapi tani ka 31 pikë në vendin e dytë dhe i afrohet në shtatë Ballkanit që prin në renditjen tabelare.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë