Loading…

Llapi triumfon minimalisht kundër Drenicës, e fillon me këmbë të mbarë edicionin e ri

  • 14/08/2022 | 18:57

Llapi triumfon minimalisht kundër Drenicës, e fillon me këmbë të mbarë edicionin e ri

Llapi ka shënuar fitore me rezultat 0-1 në ndeshjen e sotme kundër Drenicës në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë në kuadër të javës së parë të Superligës së Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Llapjanët gjatë gjithë ndeshjes ishin më kërkues dhe e kërkonin medoemos fitoren në këtë ballafaqim, kurse vendasit me disa kundër sulme provonin të rrezikonin portën e Llapit.

Golin e epërsisë dhe që në fund ishte krucial për tre pikët e para në këtë edicion e shënoi sulmuesi, Alef Firmino në minutën e 36’të.

Një goditje të fortë nga mesfushori, Kushtrim Shabani, të cilën nuk arriti ta pres portieri, Arlis Shala dhe nga vija e portës nuk e pati të vështirë të realizoi braziliani.

Edhe në pjesën e dytë ishte histori pothuajse e njëjtë, ku skuadra e udhëhequr nga Tahir Batatina kishte disa mundësi të mira të përfundonte takimin para kohe.

Kësisoj, xhiro e parë e elitës së futbollit kosovar mbyllet me këto rezultate: Dukagjini-Prishtina 1-2, Trepça’89-Drita 2-2, Gjilani-Ferizaj 3-2, Drenica-Llapi 0-1, kurse ballafaqimi ndërmjet Ballkanit dhe Malishevës është shtyrë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë