Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Podujevë, i cili ka rrahur balldësken e tij dje pasdite.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht motrën e gruas së tij të cilës i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në raport.
Viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.